Çdoherë që mbyll sytë të shoh ty para meje
Akoma dëgjoj zërin tënd duke thirrur emrin tim
Dhe i mbaj mend të gjitha tregimet që m’i ke rrëfyer
Më mungon koha kur ti ishe këtu
Por unë jam shumë mirënjohës për çdo moment që kalova me ty
Pasi që e di se jeta nuk do zgjasë përgjithmonë
Ti shkove aq shpejt, aq shpejt
Na braktise aq shpejt, aq shpejt
Duhet të vazhdoj pasi që e di se ka kaluar shumë kohë
Duhet të ndal lotët, të mbaj besimin tim dhe të bëhem i fort
Do të provoj të pranoj atë, edhepse është shumë vështirë
Ty të shoh në ëndrrat e mia por kur zgjohem ti ke shkuar
Ke shkuar aq shpejt
Natë e ditë, akoma ndjej se ti je pranë meje
Dhe të përkujtoj ty në çdo lutje që bëj
Qofsh çdo ditë i mbuluar nga mëshira e Tij
Por jeta nuk është e njëjtë, dhe asnjëherë nuk do bëhet e njëjtë
Por jamë shumë faleminderues për çdo moment që ndava me ty
Pasi që di se kjo jetë nuk është e përhershme
Ti shkove aq shpejt, aq shpejt
Na braktise aq shpejt, aq shpejt
Duhet të vazhdoj pasi që e di se ka kaluar shumë kohë
Duhet të ndal lotët, të mbaj besimin tim dhe të bëhem i fort
Do të provoj të pranoj atë, edhepse është shumë vështirë
Ty të shoh në ëndrrat e mia por kur zgjohem ti ke shkuar
Ka pasur ditë kur nuk kam pasur forcë për të vazhduar tutje
Jam ndjerë shumë i dobët dhe nuk mundesha pa pyetur: “Pse?”
Por e përmballoj krejt dhembjen kur në të vërtetë e pranoj atë
Se ne krejt i takojmë Zotit, dhe tek Ai do të kthehemi, ooh

Aq shpejt