Pyetëm 50 mbrojtës të së drejtës se si ata i transformojnë informacionet në aksion
dhe çka do të thotë për ata info aktivizmi
Info aktivizmi do të thotë qasje në teknologji
të cilën mund ta shfrytëzojmë për krijimin dhe shpërndarjen e informacioneve
në mënyre demokratike dhe participative
Sigurimi i informacioneve i ndihmon njerëzit që të marrin vendime të informuara
që ti mobilizojnë dhe motivojnë shoqëritë e tyre
dhe gjithashtu nënkupton edhe forcim të shpresës në
situata kur shpresa është gjëja e fundit që na mbetet
Njerëzit që nuk kanë qasje deri te pajisje të sofistikuara
për komunikim dhe promovim të planeve të tyre
tash kanë qasje të shkëlqyer
I kemi të gjithë pajisjet e shkëlqyeshme, internet, telefona celular
për shpërndarje të shpejtë të porosive
ndërsa porositë argëtuese shpërndahen edhe më shpejt
Procesi duhet të jetë i koncentruar në njerëz. Patjetër të jenë pjesmarrës
dhe të paraqes shfrytëzim strategjik të pajisjeve të ndryshme të komunikimit
Bëhet fjalë për shfrytëzim të hapësirave të reja të cilat i hap interneti
por edhe mediet e reja
për forma më të lira të teknologjisë digjitale
njëjtë nëse bëhet fjalë për video ose platforma tjera, si online publicistika
Njëjtë, bëhet fjalë për shfrytëzim të hapësirave të reja
siç mund të themi, udhëheqje të aktivizmit të vjetëruar
angazhimit
kreativitetit
interaksionit
mobilizimit
lidhjes
pjesmarrjes
qasjes
inspirimit
ndarjes me të tjerët
bashkëpunimit
aksionit
ndryshimit
Dhjetë taktika
për transformimi të informacioneve në aksion
film në
Tactical Technology Collective
Informacioni është fuqi
Informacioni mund të rrisë ndërgjegjen, të përmirësojë jetëra,
që të zbulojë korrupsionin dhe keqpërdorimin e të drejtave
ndërsa nëse shfrytëzohet drejt në kampanjë
mund të sjellë deri te barazia dhe drejtësia.
Info-aktivizmi kemi kur përfaqësuesit e të drejtës i shfrytëzojnë informacionet
si mjet bazik për nxitje të ndryshimeve.
Kjo ndodh kur do ta transferojmë informacionin në aksion në ndonjë fushë.
Info-aktivizmi përfshin shfrytëzim të pajisjeve të informatikës dhe komunikimit
për ndryshime pozitive të shoqërisë.
Vijojnë dhjetë taktikat
të spjeguara nëpërmes fushatave të sukseshme nga pjesë të ndryshme të botës
të cilat do të ju ndihmojnë që ti transformoni informacionet në aksione.
10 taktika
për transformimin e informacioneve në aksion.
Mobilizimi i njerëzve rreth çësthjeve të rëndësishme për ta
kërkon porosi të fortë, qëllime të qarta dhe plan të mirë.
Video është pajisje e fortë e cila mund të shfrytëzohet për shoqërim
në marrjen e aksioneve.
Ne i trajnojmë shoqëritë si inçizohet video dhe
në një nga fushat ku i mbajmë trajnimet ato bënë
film për të drejtat e tokës në një pjesë shumë feudale të Guxharatit
dhe të gjithë videot përkatësisht thirrin në aksion.
Kështu që thirrja për aksion në atë video ishte
që të dalin në mbrojtje të të drejtave të tyre dhe ta kërkojnë tokën që u takon.
Video është një mjet i mirë për shkak të analfabetizmit të përhapur në disa shoqëri
ndërkaq nuk kanë qasje në teknologji tjera, p.sh internet.
Nga këtu, mendoj që video është medium i shkëlqyeshëm
për të prekur deri te shoqëritë e tilla sepse
shohim që diçka ndodh para syve të tu
e cila ka me të vërtet efekt të madh.
Si rezultat i atij filmi, i cili ishte shfaqur në 25 fshatra
rreth 700 njerëz u mblodhën në miting
para administratës lokale dhe dorëzuan ankesa
që nuk u është ndarë tokë.
Edhe pse procedura është në vijim, fakti që shtatëqind njerëz
u bashkuan dhe ndërmorrën aksion të përbashkët është punë e madhe
një nga sukseset më të mëdha që kemi arritur.
Platformat në internet, si që janë rrjetet sociale
mund të shfrytëzohen si mbledhje virtuele
për njerëzit të cilët janë të brengosur për ndonjë çështje të caktuar apo nevojë.
Rebeka Sabe Sade e shfrytëzon Facebook-un në punë
Me gra lezbike, biseksuale dhe transeksuale në Liban.
Popullariteti i Facebook-ut në Liban
u mundëson organizatave me të cilat punon Rebeka
të lidhen me një numër të madh të njerëzve të cilët luftojnë kundër diskriminit
dhe presioneve shoqërore.
Megjithatë, shfrytëzimi i rrjeteve sociale të popullarizuara si Facebook
ka edhe mangësitë e tij.
Kur kam punuar me shoqëritë e margjinalizuara, ishte diçka më ndryshe,
presioni ishte shoqëror dhe vet shprehja publike e përkatësisë ishte problem.
Domethënë, duhej të gjejmë mënyrë për shfrytëzim të asaj pajisje
në Liban, pa mos e kërcënuar sigurinë e tyre apo anonimitetin.
Për këtë shkak vendosëm që të vëndojmë një profil të vetmuar
pa shokë, vetëm me informacionet bazë:
logon, emrin e organizatës, shtetin dhe çka punojmë
do të thotë, lezbiket dhe transeksualët në Liban.
Poenta e atij profili nuk ishte edhe aq të shfrytëzohet si rrjet social.
E vënduam që të mund ata gra, apo të gjithë që kërkojnë përkrahje
në Liban të arrijnë deri te faqja e jonë e internetit, e cila ishte si link në atë profil.
Mendoj, ne kemi profil në vende të ndryshme mirëpo poenta është gjithmonë
që të reklamohemi në vende të popullarizuara që njerëzit të arrijnë deri te faqja.
Duke punuar me shoqëri të margjinalizuara
ishim të vetëdijshëm që Facebook nuk ofron privatësi.
Çka do të mundoheni të bëni, nuk mund të ofroj privatësi.
Kështu që, nëse formojmë grup të cilit do i bashkangjiten shumë vajza,
me siguri do të jetë shumë e qartë që ata vajza janë lezbike.
Ajo që duhesj të bëjmë ishte që të gjejmë
mënyra të reja inventive që mos mund askush t'i lidh me ne.
Fushata "Pink Chaddi" në Indi gjithashtu i zbuloi
anët e mira dhe të këqija të shfrytëzimit të Facebook-ut.
"Chaddi" është fjalë hinduse për "veshje të brendshme"
Fushata ishte zhvilluar si përgjigje e grave të sulmuara nga
grupi politik djathtist Sri Ram Sena për shkak të
asaj se janë parë duke pirë në kafene.
Grupi Pink Chaddi ka mobilizuar 16.000 njerëz
që t'i bashkohen fushatës vetëm për tre ditë
ndërsa kulmi u arrit disa muaj më vonë me diku 50,000 anëtar.
"Në incident shokant në luajtjen e policis morale...
grupi i rrugaçëve i sulmoi vajzat e dalura në kafene..."
Inçizime nga sulmet ishin treguar në televizion në të gjithë vendin
dhe shumë gra, po edhe burra, ishin të nevrikosur me mënyrën si
Ram Sena sillet ndaj grave.
Grupi online morri hov, dhe patjetër duhej të shpreh hidhërimin
dhe pakënaqësinë.
Një nga mënyrat ishte dërgimi i veshjeve të brendshme deri te Pramod Mutalik.
Mediat gjerësisht e kanë mbuluar aksionin
ndërsa përgjigja e parë ishte se do të na dërgojë një sari rozë
që të mbulojmë perversionin tonë
me diçka të denjë siç është sari.
Sipas meje, fushata Pink Chaddi ishte e sukseshme
sepse na mundësoi hapësirë në të cilën zhvillohej biseda
në mes njerëzve të thjeshtë dhe të djathtës hinduse
që jo gjithmonë është e mundshme.
Përgjigja është jo e dhunshme dhe nuk bëhet fjalë
për rrahje të njerëzve të përfshirë në fushatë
që është rast i shpeshtë- të ketë përgjigje të dhunshme.
U paraqitën disa probleme në kuptimin e vështirësive të online aktivizmit
që të barten në modelin ofline të aksionit, ndërsa një problem i tillë
është fakti që u realizua në Facebook.
Facebook ua ndalon mundësinë që të shkëmbejnë porositë me njerëzit e grupit
nëse ai kalon 5.000 anëtarë. D.m.th. pa mos e vërejtur
se e kemi kaluar atë kufi, me 16.000 dhe 40.000 anëtar
kuptuam se nuk mund të komunikojmë me asnjë nga grupi.
Gjithçka që mundeshim ishte ti shfrytëzojmë panelet e diskutimeve dhe porositë
të cilat nuk janë shumë efektiv për komunikim me të gjithë anëtarët.
Më vonë, njerëzit që e realizuan fushatën Pink Chaddi mësuan
se shfrytëzimi i Facebook-ut mbart edhe probleme tjera.
Ngjarja online e grupit ishte sulmuar nga hakerat, i vandalizuar dhe
më vonë i fshirë, ndërsa krijuesit pranuan porosi fyese.
Edhe përkundër kërkesave deri te Facebook përsëri që ta vëndoj grupin disa
muaj më vonë, nuk u ndërrmor asnjë veprim.
Këta shembuj nxjerrin në pah nevojën për të qenë i vetëdijshëm
për mundësitë dhe rreziqet në shfrytëzimin e onlin platformave për aktivizëm.
Ashtu si që pajisjet për inçizime bëhen më kompakte dhe më të lira
njerëzit kanë mundësi të inçizojnë keqpërdorimet e të drejtave përderisa ndodhin.
Përkrahja e dëshmitarëve që ti inçizojnë keqpërdorimet
dhe sigurimi i hapësirës për shpallje
është taktikë për ndriçim të keqpërdorimeve të të drejtave
dhe zgjidhja e tyre.
Për mua, fuqia e videos është në aftësinë e saj që të bart
dëshmi vizuele dhe përvojë të vërtetë nga dora e parë
si duket të durosh, për shembull, keqpërdorimi i të drejtave të njerëzve.
Sot është interesante që të gjithë kanë telefona celularë
që mund ti shfrytëzojnë të gjuajnë realitetin
të cilin e kanë përjetuar në vetë të parë. Bartja e ngjarjeve
më nuk është privilegj i pakicës. Të gjithë kanë potencial të jenë dëshmitarë.
Bëhu dëshmitar, inçizo, emito dhe zbulo.
Ashtu ishte taktika e Shigjetarit nga Targist-
video aktivist anonim nga Maroko
i cili i inçizoi policët si merrnin mito nga vozitësit.
Ai i inçizoi policët, në vende të ndryshme dhe ditë të ndryshme
të javës duke bërë të njëjtën.
Ai inçizoi 10 deri 15 agjent policor të cilët i bëjnë të njëjtat keqpërdorime
në rrugët e atyre fshatrave.
Inçizimet i postoi në YouTube: videon e parë, të dytën dhe të tretën
të cilët u shikuan nga qindra mijëra qytetarë.
Ata atëherë i bën shtypje qeverisë që ti burgos agjentët
dhe në fakt, që të ndjek teknikën e njëjtë
dhe ti fsheh kamerat në rrugë dhe të i mbikëqyr agjentët policor
me shfrytëzimin e teknikës si Shigjetari nga Targist.
Në një kontest të ndryshëm në Burma
keqpërdorimi i organeve shtetërore të dokumentuar nga njerëzit
nuk e kanë ndryshuar sjelljen e regjimit luftarak.
Sidoqoftë, bloguesit kanë inçizuar dhe kanë publikuar dëshmitë e tyre
duke e vënë Burmën në fokus të interesit global
që ka ngritur vetëdijen për keqpërdorimet e të drejtave të njeriut.
Sot, gjithçka është kufizuar në Burma
veçanërisht interneti, posta elektronike dhe punët tjera online.
Mirëpo shumë njerëz në Burma shfrytëzojnë blogje.
Postojnë storie, foto, gjithçka që do u vijë në dorë.
Kështu që njerëzit në mbarë botën mund të shohin çka ndodh në Burma.
Bllogjet dhe pajimet e lira për inçizim digjital janë pjesë integrale
e të ashtuquajturit revolucioni Shafran në Burma.
Me rritjen e madhësisë dhe shpeshtësisë së protestave kundër problemeve
dhe brutaliteti i ushtrisë, u rrit edhe numri i raporteve për dhunë të ushtrisë.
Foto nga murg dhe murgesha të cilët protestojnë të veshur me veshje të
brendshme me ngjyrë të shafranit janë emituar në internet dhe pastaj janë marrur
nga mediat masive në gjithë botën, dhe regjimi ushtarak vendosi
përkohësisht të ndal internetin dhe më shumë shërbime të telefonisë celulare
në kohën kur aktivitet arritën kulminacionin.
Prap se prap, ashtu siç spjegon Ang, shfrytëzimi i kamerave të thjeshta dhe
të lira ishte kyçe për inçizimin e ngjarjeve
ndërsa bllogjet ishin të një rëndësie të madhe për shpërndarjen
e lajmeve dhe fotove në botë.
Thjesht, njerëzit shikuan se çka ndodhi para syve të tyre
i morrën kamerat dhe inçizuan.
Të gjithë fotografitë, audio dhe video materialet ishin vendosur në bllogjet e tyre.
Ajo automatikisht paraqet sukses të madh.
Mirëpo kur kishe regjime represive, info-aktivizmi i sukseshëm online
jo gjithmonë lehtë transferohet në aktivitete ofline.
Shumë blogerë në Burma tash e paguajnë çmimin
e aktivizmit të tyre për kohën e revolucionit të Shafranit.
Shumë janë gjykuar me dënim me burg, ndonjëherë edhe mbi 50 vjet.
Kjo tregon pse pasojat e online aktivizmit
duhet me kujdes të shiqohen paraprakisht nga njerëzit
të përfshirë në zbulimin dhe emitimin e keqpërdorimeve të të drejtave.
Viktimat dhe njerëzit të cilët kanë mbijetuar keqpërdorimet tashmë janë të prekur
Prandaj është e rëndësishme kur i inçizojmë të sigurohemi se në mënyrë plotësuese do ti viktimizojmë.
Për ne kjo do të thotë se duhet të sigurojmë se njerëzit kuptojnë cilat janë pasojat e këqija të mundhshme për shiquesit e të inçizuarës.
Në erën digjitale nuk mund të paragjykoni se materiali i postuar
nuk do të kopjohet, i vënduar në YouTube dhe i shiquar nga kryerësi
ose personat të cilat janë përgjegjës për diçka që ka ndodhur.
Mendojmë se duhet të spjegoni cili është skenari më i keq dhe tu ndihmoni njerëzve vetë të vendosin
a duan të flasin ose të jenë të shikuar
dhe pastaj të merrni masa për mbrojtjen e tyre.
Fshehja e identitetit ose zërit, dhe ngjashëm.
Mendoj se një nga sfidat më të mëdha për info-aktivizëm sot është
si ti inkurajojmë mijëra njerëzit të cilët
sot marrin pjesë në lëvizjet të cilat shfrytëzojnë video
të mendojnë për bindjet e tyre për rëndësinë e aprovimit
dhe kuptimit të tyre për këto çështje
që ti ikin viktimizimit të dyfishtë të njerëzve që kanë përjetuar keqpërdorimet
Telefonët mobil, bllogjet, videot dhe kanalet për emitim online
janë vetëm disa mënyra të mundshme të info-aktivistëve për dokumentim dhe
zbulim të keqpërdorimeve dhe aksion për mbështetje.
Megjithatë, këto shembuj tregojnë se duhet me kujdes të shiqohet
nevoja e anonimitetit, që të mbrohen ata të cilët janë të prekshëm nga keqpërdorimet e ardhshme.
Që realisht të kyçni publikun, duhet të jeni kreativ.
Në vend që ti ngarkoni njerëzit me fjalë ose tekst
ekzistojnë më shumë mënyra për vizuelizim të ndonjë çështje.
Animacioni është një ndër ato, dhe është medium që ofron kreativitet të lirë
për hulumtime të çështjeve të ndjeshme.
Mendoj që animacioni mund të jetë i mirë
si pajisje për info-aktivizëm për përfaqësim
në situata kur ka kontekst politik eksploziv ose
të ndjeshëm ku nuk mundet
të menaxhoni drejtpërdrejt me problemet
si për shembull, kur punoni në çështje të ndjeshme si racore apo gjinore
ashtu që në animacion, mundeni, p.sh. të shfrytëzoni kafshë ose sende
në vend të njerëzve të vërtetë. Kjo u jep lirinë të kapeni në
me shumë gjëra që nuk janë të qasshme
në kinematografinë konvencionale
Mendoj se magjia e animacionit arrin te të gjithë.
Lëvizja e objekteve të palëvizshme, ose objekte të cilat nuk pritni të lëvizin
është e shkëlqyeshme dhe është diçka që kënaq pjesën më të madhe të njerëzve
Momentalisht punojë në një projekt në Kairo
me një grup të ashtuquajtur Forum i grave dhe kujtesa që përsëri e shkruajnë
mitologjinë arabe dhe përrallat popullore nga aspekti feminist
Punojmë në animacion treminutësh
bazuar në një nga përpunimet me qëllim
të ofrojmë prezantim kulturorë të ndyshëm të grave nga Lindja e Afërm
Hartat janë edhe një mënyrë për vizuelizim.
Në hartat gjeografike ka diçka jokohore dhe kjo i bën
media të cilave njerëzit u besojnë.
Gjatë kohës së invazionit izraelit në Liban në vitin 2006
një OJQ për të drejtat e njeriut, Samidun (Samidoun)
i shfrytëzonte hartat tu tregojë njerëzve se çka ndodh.
Ne përgatitëm disa harta në verën e vitit 2006
në kohën e invazionit izraelit në Liban.
Njëra nga dy hartat tregonte bombardimet në Liban
dhe ne e përditësonim çdo ditë.
Harta e dytë tregonte dëmtimet e infrastrukturës dhe objekteve të rëndësishme.
Kur filluam, aspak nuk e dinim
çka duam të arrijmë me mbledhjen e informacioneve
por dëshironim të kutpojmë nëpër çka kalojmë.
Kur filluam të punojmë dhe të publikojmë atë që kemi
zbuluam se mundemi ta shfrytëzojmë në mënyra të ndryshme
për aktivizëm, në organizimin e punës humanitare dhe ndihmë në rindërtim.
Nuk duhet të krijoni harta të reja për ti futur porositë e juaja.
Ata që kanë provuar ta shohin Pallatin presidencial në Tunis
në hartat e Google-s, me siguri kanë gjetur shumë informacione të papritura
duke iu falenderuar aktivistëve tunisian të ndëlidhur me
blog-un e pavarur kolektiv Nawaat.org.
Kjo është një përvojë mjaft kreative
e internetit tunisian që kur aktivistët e Nawaat
i "geo taguan' idetë e tyre në YouTube.
Me geo-tagim nënkuptojmë dhënien e informacioneve gjeografike ose
emri i vendit ku është inçizuar videoja e publikuar në YouTube.
Në këtë mënyrë, informacioni juaj, videoja juaj
është e qasshme për shikim të pajisjeve gjeografike të Google.
Ajo që bënë aktivistët tunisian është
geo-tagim i të gjithë videove për keqpërdorim të të drejtave të njeriut në Tunis
duke i vënë përreth Pallatit presidencial në Kartagina.
Kështu, nëse shkoni në Google Earth, në Pallatin presidencial
do ta gjeni atë të rrethuar me video për keqpërdorimin e të drejtave të njeriut në Tunis
Do ti shihni të dy anët e Tunisit.
Anën turistike me historinë e pasur
dhe informacionet për ngjarjet e fundit në Tunis.
dhe Tunisin bashkëkohor ku shkelen të drejtat e njeriut.
Hartat dhe animacionet janë vetëm dy nga pajisjet e shumta
të cilat mund të shfrytëzohen në navigacionin dhe interpetimin
vizuel të informacioneve, ti përfshijë njerëzit
dhe ti shtyp fotografitë të cilat do të marrin jehonë me kalimin e kohës.
Lehtë është të humbemi në prezantimin voluminoz të të shkeljeve të të drejtave të njeriut
Bartja e tregimeve personale të njerëzve në krye të info-aktivizmit
është një mënyrë që të sigurohet se përvojat e tilla nuk do të injorohen.
Ne i shfrytëzojmë tregimet personale në aktivizmin tonë
për shkak se për organizatat feministe personalja është politike
dhe për ne ato paraqesin zbatim në jetën reale
të të drejtave të njeriut dhe të grave.
Një shembull ku i kemi shfrytëzuar tregimet digjitale në punë
është trajnimi që e organizojmë me dy grupe të grave.
Njëri grup ishte i përbërë nga gra që kishin përjetuar sulm seksual
të motivuar nga orientimi i tyre seksual.
Në grupin e dytë ishin gra që kishin përjetuar dhunë familjare.
I mblodhëm ato tregime në një DVD dhe
i shpërndamë komplet me libra me udhëzime për integrim
të tregimeve në një program edukativ për të drejtat e njeriut.
Tregimet, në fakt, duhej të sigurojnë material alternativ
për trajnim për njerëzit të cilët mundohen të zbatojnë treningje që çojnë në ndryshime.
Shpresojmë se kjo do të kontribuojë edhe tek volumi i informacioneve të qasshme
do të ndihmojë në kuptimin dhe zvogëlimin e dhunës
drejtuar kundër grupeve për të cilat flasim
dhe do të ndikojë për politikë të informuar e cila vërtet do të merret
me nevojat e njerëzve ashtu siç i identifikojnë ata.
Ky është një shembull se si një komunitet i heshtur mund
ta kthejë kontrollin mbi fjalët dhe fotografitë e tij dhe të bëj diçka
që nuk do me thënë patjetër të zbulojë identitetin e anëtarëve.
E tyre është që të zgjedhin zërin, fotografinë, ndërkaq kanë edhe kontroll mbi
pajisjet dhe kompjuterët që shfrytëzohen.
Tregimet personale mund të mblidhen dhe shpërndahen në mënyra të ndryshme.
Prodhimi i videos nga baza mund ti mbledh përvojat e njerëzve
në mënyrë që do të sjellë ndyshime.
Punojmë me një grup në Republikën Demokratike të Kongos
ku rreth pesë milion njerëz humbën jetën gjatë përleshjeve.
Një nga problemet më të mëdha është shfrytëzimi i fëmijëve-ushtarë.
Grupi u mundua të gjej mënyrë ti përfshijë komunitetet
të mendojnë përse lejojnë fëmijët e tyre të bëhen ushtarë.
Për atë shkak në bëmë një video për
hapjen e debatit në komunitet.
Atë ua treaguan komuniteteve
në gjithë Kongon Lindore për të filluar diskutim.
Vërtet mendoj se është me rëndësi, për shkak se ata nuk mendojnë
vetëm për problemin, por edhe për publikun të cilit i drejtohen
me cilat qëllime dhe çfarë tregimi duhet të tregojnë.
Arritën që ti çojnë njerëzit të fillojnë të mendojnë
dhe atëherë erdhën në përfundim se kampanja është e kaluar.
U duhej taktikë e re.
Në atë kohë Gjyqi ndërkombëtarë penal mendonte për proceset e para.
Ata menduan, " përse mos ndikojmë mbi gjyqin që të mendojë për këtë".
Një publik krejtësisht i ri.
Bën një video të re e cila vërtet i mblodhi të gjithë zërat
pikërisht fëmijëve të cilët ishin të detyruar në shërbim ushtarak
që tua tregojnë nëpunësve të lartë në Gjyq.
Gjithashtu, zgjodhën tregim të ri.
Që nuk ishte i hapur, por tregim i drejtuar
i cili i thoshte publikut
"Duhet të ndërmarrim aksion për shkak se bëhet fjalë për krime lufte....
......krime kundër njerëzimit"
Për mua, kjo është një ilustrim i fuqisë së përvojës personale
në nivel lokal, e kapur nga njerëzit që janë më afër situatës,
mund të shfrytëzohet si taktikë për ndikim në publik të ndryshëm
në kohë të ndryshme, që të arrihen ndryshime të vërteta.
Blogjet janë të njohur për aftësinë që të mjegullojnë linjën
nëmes dialogut personal dhe publik
që i bën mjet efikas për tregim.
Blog - projekti kolaborativ, Zhurma e zbrazët (Blank Noise)
lejon përkrahje për diskutimin rrjedhës
për shqetësimin seksual në Indi.
Projekti i thërret blogerët që të flasin për përvojat e tyre
me shqetësimin seksual urban.
Ata e bëjnë këtë në mënyrë, ashtu që atë vit kur mora pjesë
kërkuan nga ne që të sillemi si superheronjë.
Kjo është një qajse shumë interesante ndaj shqetësimit seksual urban.
Nuk është raport apo tregim për të qarë, por është thurrur në mënyrë shumë të mençur
Pra, kjo është mënyrë e shkëlqyer që punët të jenë të lexueshme edhe për publik tjetër.
Mendojmë se blogjet janë pajisje e shkëlqyer për info-aktivizëm
për shkak se janë të përshtatshëm për treguar tregime.
Blogjet janë personale që do të thotë se është shumë e lehtë
individët ta paraqesin perspektivën e tyre.
Njëkohësisht janë të lehtë për shfrytëzim, sikur të mbash ditar.
Janë mënyrë e lehtë e qasshme për shkrim dhe lexim të çështjeve të caktuara.
Mënyra se si blogjet janë të dobishëm për info-aktivizëm dhe
përfaqësim nëpërmes blog-komuniteteve.
Komunitetet e blogjeve mblidhen përreth çështjeve të caktuara
dhe zakonisht kanë kornizë kohore ku shkruajnë për atë çështje.
Blogjet, videot dokumentarë dhe tregimet onlajnë
janë tre mënyra për shfrytëzim të tregimeve personale
për përvojat e njerëzve të arrijnë deri te publiku i ndryshëm
dhe të kontribuojnë për ndryshime shoqërore.
Skeçi i mirë shpërndahet përreth dhe mund të jetë
pajisje e fuqishme, veçanërisht nëse shfrytëzohet
për kritikë dhe tallje të fuqishmëve në situata
kur atë nuk mund ta bëjmë direkt.
Në Egjip, përderisa aktivistët mundoheshin që ti mobilizojnë
njerëzit kundër regjimit të Mubarakut
morëm tone me materiale nga praktikisht njerëz
të ri e të panjohur, nëpërmes internetit
fotografi qesharake të cilat në bazë janë montim
i postereve filmik me personazhin e presidentit
në vend të kriminelëve të njohur dhe hajnave
mafiozëve dhe të ngjajshme
si koment për situatën aktuale
Në një periudhë shumë të shkurt
për shkak të përdorimit të pandërprerë të humorit
e gjithë mistika e fuqisë që e rrethon presidentin
ishte plotësisht e shkatërruar dhe tani në atë shohin
si një plak i cili është i robëruar
në rolin e tij në të cilin vështirë gjindet.
Kjo u bë një lloj i platformës narative
për ndërtimin e një lëvizje që kërkon
reforma demokratike, zgjedhje fer etj.
Skeçet e mira nuk i çojnë njerëzit vetëm të qeshin
A keni qenë ndonjëherë në karaoke bar, me familjen apo miqtë?
Rrjeti aziatiko-pacifik i punëtorëve seksual në Tajland
i shfrytëzon karaoket për ngritjen e vetëdijes për çështje të rëndësishme
duke shfrytëzuar këngë të njohura me tekst dhe videon e te cilëve
janë të fokusuara në të drejtat e punëtorëve seksual.
Kjo është një taktikë e mirë që të shfrytëzohet muzika e popullarizuar
për përcjelljen e informacioneve deri tek punëtorët seksual dhe aleatëve të tyre
dhe të fillojnë të mendojnë se çka nuk bën në ligjet dhe politikat
ndërsa ndikon në komunitetin e tyre, dhe ti çoj të kërkojnë ndryshime.
Unë e shfrytëzoj karaoken për shkak se njerëzit
në Azi duan të këndojnë dhe ta shohin fotografinë.
Video karaoke vërtet është e popullarizuar në Azi.
Prandaj është lehtë ti tërheqish njerëzit të përfshihen.
Kështu më erdhi idea që ti ndryshojë vargjet e një kënge
dhe u bë më e lehtë të përcillet porosia për politikën kundër punëtorëve
seksual dhe ligjeve të tyre kundër tregtisë me njerëz.
Për punëtorët seksual në rrjetin Aziatiko-pacifik
karaoket janë gjuhë e përbashkët, edhe kur na ndanë
gjuhë tjetër e përbashkët.
Videot e grupeve janë dhënë në gjithë regjionin
në ahengje, koncerte dhe para publikut i cili numëron mijëra njerëz
siç është një konferencë ndërkombëtare për HIV/SIDA
Njëra nga videot ishte shikuar gati se nga 10.000 njerëz në internet
në YouTube dhe në Blip.tv
Një shembull ndryshe për shfrytëzimin e humorit është
dhurata e ditëlindjes për presidentin bellorus Aleksandër Lukashenko
përderisa ai publikisht u ankua se interneti është shumë anarkik
dhe paralajmëroi plane për përkufizime më të ashpra përmbajtësore.
Aktivistët u përgjigjen me internet kampanjë e cila tallte
me, sipas tyre, mediat propagandistike të kontrolluara nga qeveria.
Humori është hapi i parë drejt thyerjes së tabusë
dhe largimit të frikës.
Kur i çojmë njerëzit të qeshin për gjëra të rrezikshme
siç janë diktatura, represioni, cenzura
kjo në fakt është arma e parë në luftën me këto frika.
Para disa viteve, në Bellorusi ishte lansuar një fushatë mjaft argëtuese.
Quhej "Jepni Llukashenkos rrjetin e tij"
Llukashenko në disa deklarata e akuzoi internetin për
punë kundër qeverisë së Bellorusisë
duke thënë se "aty ka shumë përmbajtje të pavërteta"
Kështu, aktivistët bellorus krijuan kloun ne YouTube dhe në Live Journal
ku publikuan krijime të tyre, shumë video qesharake
dhe karikatura për presidentin Llukashenko.
Përdorimi i tillë i pajisjeve, që shfrytëzuesit
e internetit lehtë i njohin, me zëvendësim të përmbajtjeve
dhe vendosjen e përmbajtjeve politike dhe formësimin e tyre
në mënyrë humoristike që tall
i bën raportet politike më interesante.
Tallja e njerëzve mund të jetë një mënyrë shumë efikase
për thyerjen e barrierave që i pengojnë ndryshimet pozitive shoqërore.
Faqet e internetit, videot karaoke dhe posterat e filmave
janë vetmë tre mënyra për përcjelljen e porosive serioze
në mënyrë të lehtë por prap efektive.
Një pjesë e punës infoaktiviste që shpesh lehet pasdore
është vlera e mbajtjes shëndoshë të rrjetit.
Rjetet janë mjete të fuqisë në erën digjitale
dhe përdorimi i plotë i tyre kërkon planifikim dhe kohë.
E gjithë puna joprofitabile dhe të gjithë fushatat
në thelb u kushtohen njerëzve.
Kur do të përktheni gjuhën e teknologjisë
njerëzit janë kontakte.
Dhe nuk janë vetëm njerëzit, por edhe organizatat, grupet,
marrdhëniet ndërmjet tyre.
Këto janë informacione mbi të cilat mund të ndërtoni
që ti shfrytëzoni për mobilizim për publikun tuaj
dhe ti angazhoni qëllimet tuaja.
Unë jam i përfshirë në një projekt i cili quhet CiviCRM
softver i lirë me kod të hapur
i ndërtuar për organizata joprofitabile dhe grupe për përfaqësim.
Në përgatije janë shfytëzuar informacione kthyese nga grupe të tilla
dhe sipas personales kjo në thelb është një mjet i shkëlqyer
për të drejtuar me informacionet për kontaktet.
FrontlineSMS është një tjetër tip i softver-it
për përkrahje të target komunikimit rrjetësor
në këtë rast nëpërmes përdorimit të SMS
Menaxhimi i mirë me kontaktet është i rëndësishëm nga aspekti organizativ
por nga perspektiva e personit me të cilin komunikoni
më pak që u duhet është të pranojnë porosi apo informacion
që nuk ka të bëj me ta, nuk është relevante dhe për të cilën nuk janë të interesuar
Kështu, nëse udhëhiqni më shumë fushata
dihet se nuk doni të dërgoni porosi të gabuara tek njerëz të gabuar.
Ndoshta do të paraqitet nevoja të dërgoni
porosi tek një grup grash në një fushë
apo vetëm tek aktivistet për të drejtat e njeriut në një rajon të caktuar.
Nëse nuk i kategorizoni njerëzit si duhet
atëherë do ti ngrakoni me gjëra që nuk i duan.
Kjo vetëm që ndikon mbi efektivitetin e projektit tuaj ose fushatën
por edhe i shqetëson të tjerët dhe mund të jetë shumë kontraproduktive.
Një shembull i mirë për përdorimin e Frontnline SMS
për dërgimin e porosive të targetuara dhe komunikim
me target grupën është rekonstruimi pas cunamit në Azi
ku Merci kor (Mercy Corps) udhëhiqte projekt në kuadër të të cilit
bëheshin bisedime dhe dërgoheshin informacione specifike te grupe të ndryshme.
Me FrontlineSMS mundej të grupoheshin njerëzit në disa kategori
ndërsa aty kishte edhe farmerë të cilët dëshironin ti dinin çmimet e kafës në tregje të ndyshme
ministra qeveritarë të cilët dëshironin informacion për çmimet në tregjet në fusha të ndryshme
përderisa disa interesoheshin për parashikimin e motit.
Më shfrytëzimin e FronlineSMS, opcioni dhe funksioni për grupim
ata arritën ti grupojnë njerëzit në më shumë grupe
varësisht çfarë informacione duan të pranojnë dhe atëherë mundet ti targetojnë
me SMS porosi me çmime të një tregu të caktuar, parashikimin e motit apo nevojë për informacione tjera
Nëse dëshironi të menaxhoni kontakt informacionet në punën tuaj infoaktiviste
duhet të jeni sistematik
duhet të integroni mbledhjen e informacioneve në të gjitha nivelet
dhe pas një kohe, nuk e fshehin atë, kjo është një punë e lodhshme!
Por, gjithashtu do ti shihni edhe efektet e paparashikuara
të lidhjeve të ndryshme, do ti shihni mënyrat e sjelljes.
Në thelb, gjithashtu shfrytëzoni fuqinë e pajisjes që të kuptoni
se çka ndodh përreth jush, dhe pajisje e fuqishme për arritjen e qëllimeve tuaja.
Datotekat, sistemet për drejtimin e marrdhënieve me klientët dhe softveri për dërgimin e porosive tekstuale
janë tre mënyra që mund ti përdorni për drejtimin e kontakteve
dhe të mbani raport të shëndoshë dhe produktiv
me njerëzit që duan të japin mbështetje.
Ndonjëherë problemet janë të komplikuara.
Mund të përfshijnë çështje që janë zhvilluar një kohë më të gjatë
ose janë të lidhur me shumë ndodhi dhe shumë njerëz të ndryshëm.
Që të mundësohet ndonjë pyetje të jetë kuptuar
mund të gjeni çfarë informacionesh ekzistojnë
dhe nëse keni të drejtë ligjore që të keni qasje.
Çdo vit, shumica nga ne i pagujamë tatim shtetit
dhe në disa vjet zgjedhim përfaqësues që do ta udhëheqin shtetin
do të thotë, e dorëzojmë pushtetin tonë dhe paratë
dhe kemi drejt të dijmë se si shpenzohen ata para
dhe shfrytëzohet ai pushtet.
Në më shumë se 82 shtete në botë
ligjet për qasje deri te informacionet dhe informimi i lirë
u japin të drejtë të gjithëve të parashtrojnë pyetje dhe të marrin përgjigje.
Standardet ndërkombëtare janë të qarta
procedurat për qasje deri te informacionet duhet të jenë të thjeshta, të shpejta dhe pa pagesë.
Zakonisht është ashtu.
Në shumicën e shteteve dorëzimi i kërkesës për informacion është pa pagesë.
Kemi numër të madh të shembujve nga e gjithë bota ku
njerëzit i kanë bërë ndonjë pyetje qeverisë
e kanë marrë informacionin dhe e shfrytëzojnë në debat publik për ndryshim të mënyrës se se funksionojnë gjërat.
Farmsubsidy.org është iniciativë që lobon për
qasje deri te informacionet për subvencionet e qeverisë për farmerët
në Unionin Evropian.
Qëllimi është që gazetarët dhe shoqëria civile
të mund të kenë qasje si shpenzohen miliarda eurot
të dedikuara si subvencione për farmerët.
Në fushatën tonë, këtu në farmsubsidy.org e arritur do të thotë
që ndonjëherë përballemi me fluksin e vërtetë të informacioneve.
Vendimi se cili informacion do të tërheq vëmendjen e mediumeve është i rëndë.
Nëse keni shumë të dhëna
dhe mundohemi të gjeni mënyrë që ti prezantoni njerëzit
një mënyrë e mirë që ti bëni relevante për
lokacionin e tyre, në regjionin në të cilat jetojnë.
Një qasje e mirë është shfrytëzimi i kartës
për vendosjen e të dhënave në Google Maps. Sot ajo është e lehtë, teknologjia është pa pagesë
ne e bëmë atë për Suedinë
për atë shkak se morëm kordinata të shkëlqyera për Suedinë
dhe mundëm që ti prezantojmë subvencionet e paguara gjatë shtatë viteve
në një kartë të vetme në Google, dhe njerëzit mundën
të zmadhojnë dhe të shohin në çfarë janë shpenzuar paratë në regjionin e tyre
që për ato me të vërtetë është relevante -- shumë më mirë se sa të shiqojnë në ndonjë listë të gjatë
që përbëhet nga faqe dhe faqe me tekst të bezdisshëm.
Megjithatë, qasja deri te informacionet shtetërore nuk është gjithmonë e lehtë
pa marrë parasysh nëse ekziston ligj për qasje deri te informacionet ose jo.
Më duheshin tre vjet që ti marr të dhënat për pranuesit e subvencioneve
në Britaninë e Madhe dhe kërkesa ime ende nuk është procesuar deri në fund.
Duhet të jeni të përgatitur për luftë të gjatë
dhe të mos pranoni çfarëdo përgjigje
dhe të mos i shfrytëzoni të gjithë taktikat e mundshmë, të drejtat tuaja ligjore
presionin politik që mundeni
ta zbatoni përmes njerëzve që punojnë në atë regjion
ose përmes mediumeve.
Duhet ta shtoni presionin
duke shfrytëzuar të drejtat tuaja si qytetar.
Ja një shembull tjetër, teknologët dhe përfaqësuesit e të drejtave
morrën informacione nga më shumë burime
duke përfshirë agjencione qeveritare dhe jo qeveritare.
Informacionet erdhën në forma të ndryshme
dhe sfida ishte të bëheshin të kuptueshme për publikun global
të cilat atëherë mund të veprojnë.
Në një projekt që kam punuar
ishte vënia e shtresave të krizës së Darfur në Google Earth.
Isha pjesë e ekipit të njerëzve
të mbledhur nga Muzeu i holokaustit në SHBA.
Ata donin, në një mënyrë të gjallë
ta ngrisin vetëdijen për atë që ndodhi në Darfur.
Me të vërtetë i lëvizëm kufijtë e mundshëm në Google Earth.
Kishim shumë informacione- tabela, fotografi, video,
dhe plus shtresat bazë në Google Earh
fotografi satelitore të vëna kohën e fundit
në të cilin shpesh u paraqitën fshatra të shkatruar në Darfur.
Në ato të dhëna punuam rreth gjashtë muaj
që me të vërtetë të kuptojmë situatën
dhe të mund të bartim një porosi të fortë.
Fushata shkaktoi interesim të madh në Google dhe media
dhe mijëra e ndoshta dhjetëra mijë njerëz
i panë ato shtresa që e ngritën ndërgjegjën për atë problem.
Gjithashtu, siguruam mjete direkte për përfshirje në fushatë.
Në shtresat vendosëm linqet për nënshkrimin e peticionit
dhe për përfshirje më të thellë në kauzë.
Nuk është gjithmonë lehtë të realizohet e drejta e informacionit
dhe të gjenden mënyrat e vërteta për tu prezantuar informacionet e bollshme që të përfshihet publiku.
Por, kjo është taktikë e rëndësishme e infoaktivizmit.
Nëse jeni këmbëngulës do të shpërbleheni
me përparim të dukshëm në kauzën tuaj.
Jo shumë herët, bashkëpunimi në kohë reale nëmes një numri të madh të njerëzve
ishte vështirë përveç nëse nuk mblidheshit të gjithë në një vend.
Teknologjitë e reja e ndryshuan këtë.
Sot shohim shembuj inovativ siç është ajo që quhet "swarming"
Swarming është kur përvojat dhe dituritë e njerëzve bashkohen
që të arrijnë efekt të kombinuar
shumë më të madh se sa veprat e tyre individuale.
Në kohën e sulmeve në Mumbai në 2008,
ishte formuar një 'swarm" me ndihmën e Twitter,
servis për mikro-blogim që mundëson dërgimin e lajmërimeve personale
nëpërmes internetit dhe telefonit celularë.
Domethënë, kur ndodhën sulmet terroriste në Mumbai
shumë nga ne ishin në afërsi
dhe filluam që t'i shprehim ndjenjat tona
dhe të bisedojmë për atë që ndodh
dhe për atë që e shihnim në televizion dhe Twitter.
Ku të pyesim, "çka do bëjmë" ?
dhe ndjeheshim të vetmuar nëpër shtëpi, për shkak se nuk lejohej dalja jashtë
dhe kjo na mundësoi të ndjehemi më pak vetëm, më pak të zemëruar si grup
dhe mundeshim të krijojmë rrjet me njerëzit në teren
që t'i marrim informacionet e kërkuara.
Për shembull, kishim njerëz që shkonin nëpër spitale
dhe bënin listë të të plagosurve dhe të vrarëve
që nuk ishte e publikuar askund në internet dhe na i dërgonin me faks
dhe ne shpejt i vendosnim si linqe në Twitter rreth një bllogu që e përkrahte
Në raste tejra, bëhej fjalë për sigurim të gjakut me grupin e vërtetë të gjakut
në spitalin që kishte nevojë për gjak të tillë.
Domethënë, bëhet fjalë për mobilizim të një bashkësie ekzistuese
nëpërmes nyjeve dhe qendrave ku
keni lënë gjurmë të rrjetit.
Një tjetër, jo më pak punë magjike rreth mikro-bllogimit
është mbledhja e atyre gjërave
dhe përforcimi i tyre
për shkak se bëhet fjalë për mekanizëm për emitim.
Me këtë shkakton interes të madh tek mejnstrim mediet
duke treguar se sa i suksesshëm mund të jetë mobilizimi
rreth vetëdijes për atë që ndodh.
Ashtu siç treguan sulmet në Mumbai, telefonat celularë
u bënë pajisje kyçe në kohë krize.
Në Madagaskar, celularët, sëbashku me softverët kompjuterik
iu mundësuan qytetarëve të lajmërojnë se çka ndodh
kur protestat antiqeveritare u bënë të dhunshme.
Një program softverik, Fronline SMS
mundësonte dërgimin dhe pranimin e porosive tekstuale
për një numër të madh të parapaguesve në Madagaskar
ndërsa Ushaidi iu mundësoi porosive të tregoheshin në hartat gjeografike.
Në vitin 2009, gjatë kohës së trazirave në Madagaskar
kur, besoj, disa demonstrues u vranë nga ushtria
u paraqit mundësia për mbledhjen e
informacione, lajme dhe mendime të njerëzve në terren
të cilët morën pjeë në trazira dhe demonstrata
dhe të cilët ndikoheshin nga ajo që ndodhi përreth tyre.
Nëpërmes teknologjisë, mund të kombinoni zërin kolektiv të njerëzve
do me thënë, mund të dërgojnë SMS, postë elektornike,
të plotësojnë formularë në internet. Atëherë mund ti mblidhni informacionet
me lajmet e mejnstrim medieve dhe gjithë atë ta bashkoni
që të fitoni pasqyrë më të mirë për atë që ndodh në teren
Ushaidi, platforma e dedikuar për grupe të mëdha, e shfrytëzoi Frontline SMS
që njerëzit të mund të dërgojnë porosi tek një numër dhe të kontribuojnë me lajme
nëpërmes telefonave celularë, të dërgojnë postë elektronike
ose të shkojnë në faqe të internetit dhe të plotësojnë formular.
Për shkak të shpejtësisë, njerëzit në përgjithësi parapëlqejnë të dërgojnë SMS
ndërsa FronlineSMS i mblidhte ato porosi
të cilat ishin postuar në faqen e Ushaidi
dhe nga ky moment ishin mbledhur me raporte të tjera
duke përfshirë infomacione nga meinstrim media dhe të vëna në harta
duke dhënë një pasqyrë ku trazirat janë më të këqija
dhe pasqyrë më të zgjeruar për atë që ndodh
në vendin e tregimeve të cilat mund të priteshin.
Shembujt tregojnë se telefonat celularë, të ndërlidhur me online platforma
mund të jenë pajisje të fuqishme për kombinimin e përvojës dhe diturive
për një raportim të gjithanshëm të ngjarjeve ashtu siç zhvillohen.
Teknologjia që din të dëgjojë është teknologji që din të përgjigjet
për nevojat individuale për informacione
Një shembull është platforma për ndjekjen e buxhetit në Infonet
që u lejon njerëzve të dërgojnë porosi falas me SMS
për ndarjen e mjeteve për projektet zhvillimore të regjioneve të tyre lokale.
Qytetarët atëherë mund ti kontakojnë grupet sociale për kontrollë
të vlerësojnë nëse paratë janë harxhuar ashtu siç është planifikuar.
Konteksti është se zhvilluam sistem i cili shfrytëzon porosi të shkurtëra SMS
ndërsa qytetarët dërgojnë pyetje për shumën e parave
të ndara për projektet lokale.
Ky është një proces i dyanshëm për shkak se ato vendosin pyetje deri te sistemi
dhe njëkohësisht e ushqejnë sistemin me përmbajtje.
Platforma Infonet solli deri te zbulime të mëdha për keqpërdorim të fondeve.
Me dorëzimin e zbulimeve të këtilla deri tek qeveria dhe mejnstrim mediet
Infonet mundësoi aksion kundër korrupsionit
që është shpërblim për përpjekjet e bëra nga qytetarët.
Zbulimet nga datat më të reja e përforcuan mënyrën në të cilën teknologjia mundet
ti dëgjojë dhe përgjigjet në nevojat e njerëzve.
Telefonat më herët ishin të kontrolluar
nga monopoli i telekomunikcionit
ndërkaq gjatë viteve të kaluara ndodhi një renesancë e plotë
e teknologjisë së telefonit e lidhur me telefoninë në internet.
Tani, mundeni të mbani kompani telefoni tuajën me ndihmën e softverit të lirë.
Kjo do të thotë se mundeni të bëni qendra kreative të thirrjeve
dhe meni interaktive të zërave dhe të ngjashme
të telefonit tuaj apo nëpërmes kompjuterit tuaj shtëpiak
ashtu që shumë grupe aktivistësh tani vendosin linja për thirrje.
Përmes sistemit të tyre të telefonit, Fondi Kubatana nga Zimbabve
zhvilloi platformë e cila siguroi për qytetarët
të jenë të informuar përmes SMS ku mund të votojnë në zgjedhje.
Në Zimbabve kishim numër të madh të zgjedhjeve në shtatë-tetë vjetët e fundit.
Një nga taktikat e pushtetit ishte që tu a vështirësojë
njerëzve të kuptojnë ku duhet të votojnë dhe ku duhet të regjistrohen.
Ne u ndihmuam njerëzve të zbulojnë ku duhet të votojnë
përmes bashkëpunimit me organizatë e cila arriti
të transferojë listën e zgjedhësve në formë të datotekës.
Nga qytetarët kërkuam që të na dërgojnë numrat regjistrues të tyre përmes SMS.
I krahasuam ata numrat në datotekë dhe iu përgjegjëm me SMS
me të cilin i informuam se ku mund të votojnë.
Ajo ishte fushatë interesante dhe shumica e shfrytëzuan.
Edhepse mijëra njerëz e shfrytëzuan sistemin e Fondit Kubatana,
përvoja tregojë se analfabetizmi dhe dallimet gjuhësore
edhe më andej e kufizuan shfrytëzimin e shërbimeve me SMS.
Si përgjigje të atij problemi, Kubatana tash e zhvillon "Telefonin e lirisë".
Ai është sistem që shfrytëzon njohje të zërit në vend të tekstit
që ti informojë njerëzit.
Telefoni i lirisë zhvillohet dhe shpërndahet ashtu që çdo grup
mund të merr kopje të softverit dhe të shfrytëzoj sistemin e tij
dhe të siguroj menu për llojet e informacioneve
për të pasur qasje dhe të cilat i siguron.
Telefoni i lirisë i regjistron thirrjet dhe sistemi i telefonit i kthen thirrjet
dhe organizata i mbart shpenzimet për të gjitha shpenzimet.
Ekziston pajisje e cila është braktisur, sipas meje, nga sektori i zhvillimit
ndërsa ajo është fusha e përgjigjeve interaktive të zëshme.
Jemi të bindur që nëse arrijmë sukses që pajisje të jetë më e lehtë për shfrytëzim
organizatat jofitimprurëse do dalin nga shoqëritë e tyre
për shërbimet e telefonit të cilët për të varfërit do të jetë
ekuivalent i internetit, që u mundëson qasje deri te informacionet përmes telefonit.
Dizajnimi dhe shfrytëzimi i teknologjive të cilët i ndëgjojnë nevojat dhe përgjigjen
atyre është mirë dhe zgjidhje e shpejtë të boshllëkut të madh të informacioneve
dhe do të përmirësojë rrjedhjen e informacioneve.
Kur korrupsioni dhe keqpërdorimet e të drejtave
janë vepra të atyre që kanë fuqi të madhe
si që janë qeveritë, kompanitë multinacionale, policia dhe ushtria
ndonjëherë është patjetërsueshme të hetohet dhe të vihet në dukje
ajo që ndodh.
Edhepse gjerësisht dihet
për brutalitetin e policisë në Egjipt.
Dukej që mediet e zakonshme nuk janë të përgatitur të shkruajnë për të.
Që tu ndihmojmë qytetarëve të realizojnë hetimet e tyre
gazetarja Noha Atef filloi me shkrimin e bllogut "Tortura në Egjipt".
E gjithë përmbajtja i është dedikuar rasteve të torturës në Egjipt
dhe marrëdhënieve në mes policisë dhe qytetarëve.
"Tortura në Egjipt" ishte lansuar në kohë
kur tortura nuk ishte mjaftueshëm e ndriçuar.
Krimet e lidhura me torturën rallë përmenden në TV
ndërsa mediet e zakonshme nuk janë shumë të interesuar.
"Tortura në Egjipt" hodhi dritë të re mbi ta
dhe shërbeu si inspirim për shfrytëzuesit tjerë të internetit, posaçërisht të blloguesve
të shkruajnë për torturën dhe për qëndrimet e tyre,
për atë që kanë lexuar në
"Torturën në Egjipt" ishte shokuese.
Me zbulimin e keqpërdorimve të të drejtave të njeriut në Egjipt në bllogun,
Noha arriti të drejtojë disa padrejtësi serioze.
Në vitin 2007, një grua i shkruajti Nohës që burri i saj
ishte mbajtur në burg 14 vjet
edhepse gjyqi e kishte liruar nga padia
për shkeljet që ishte burgosur.
Gjyqi ka vendosur që nuk është fajtor
mirëpo policia, një polic i caktuar, e ka mbajtur të burgosur,
dhe i ka ripërtrirë dokumentët që ta mbajë në burg.
Unë kam shkruajtur për rastin disa herë
dhe kam ndjekur të gjithë rastin.
Artikulli i Nohës ishte cituar nga mediet e zakonshme të Egjiptit.
Polici i përfshirë në rast i shkruajti
i shqetësuar nga kujdesi i opinionit që e merrte.
Shumë shpejt pastaj, njeriu i burgosur u lirua nga burgu
që duheshte të ndodh para 14 viteve.
Hetim tjetër i sukseshëm ishte realizuar në Tunis.
Tregimi për videon e aeroplanit të Tunisit filloi
kur një shok i im, aktivist nga Tunisi dhe bllogues
kërkonete fotografi për aeroplanët e Tunisit në internet
dhe gjeti një fotografi nga aeroplani i kryetarit
në një faqe internet nga "xhetspoter"- njerëz të cilët ndajnë fotografi nga aeroplan të inçizuar në aeroporte.
Ai vazhdoi me kërkimin dhe gjeti më shumë se 20 fotografi
të aeroplanit të kryetarit të inçizuara në më shumë aeroporte të Evropës.
Ai shkoi në faqen e internetit të Kryetarit të Tunisit
dhe e inçizoi listën e udhëtimeve zyrtare të kryetarit
dhe bëri krahasimin e të dhënave me datat dhe lokacionet
të listuara në fotografitë e aeroportit të kryetarit
zbuloi që vetëm një udhëtim ishte oficial.
Që do të thotë, ai bëri pyetjen
"Kush fluturon me aeroplanin e Tunisit dhe pse"
Pastaj ai bëri video
i montoi fotografitë me shfrytëzimin e Google Earth
duke fluturuar përmes aeroporteve të ndryshme
ku është parë aeropolani.
Videon e publikoi ne YouTube
dhe thirrën bllogosferën e Tunisit të diskutoj për
transparencën dhe keqpërdorimet e pushtetit.
Mediet e mëdha të zakonshme, si magazina "Foreign Policy"
publikoi ngjarjen dhe investigoi rastin
dhe u tregua se aeroplanin e ka shfrytëzuar zonja e parë e Tunisit
për udhëtime për shoping në butiqet luksoze në Evropë.
Si rezultat i interesit të publikut për videon
qeveria e Tunisit e bllokoi qasjen deri te YouTube
dhe një faqeje tjetër të popollarizuar për vendosjen e videoeve, Dailymotion.
Prap se prap, tregimi, si dhe bllogu Tortura në Egjipt
tregon si mund të shfrytëzohet interneti
edhe si mjet për hulumtim të keqpërdorimeve
dhe për publikimin dhe përhapjen e të vërtetës.
Me lirimin dhe përhapjen e pajisjeve digjitale
të cilët janë më të lehtë për përdorim
rritet aftësia jonë për qasje, analizë dhe përhapje të informacioneve.
Përmes lidhjes së teknologjive të reja për mendim kreativ
shoqëritë dhe përfaqësuesit mund të transformojnë informacionin
në një aksion të fuqishëm që mbron dhe promovon të drejtat e njeriut.
Tactical Tech bashkëpunon me përfaqësuesit e të drejtës
në shfrytëzimin e informacioneve në përfaqësimin e më shumë se një dekade.
Në këtë film i mblodhëm tregimet e tyre
dhe ua treguam 10 taktika që mund ti shfrytëzoni
që ta shëndrroni inromacionin në pajisje për ndryshim.
Nëse doni të zbatoni ndënjërën nga këto pajisje
mund ti shfrytëzoni kompletet dhe udhëzimet tona
për shfrytëzim të teknikave të ndryshme
ndërkaq u ofrojmë edhe softver dhe pajisje të cilat do tu duhen.
Pastaj mendoni si mund të dokumentoni infoaktivizmin tuaj
dhe kur do ta bëni atë, na tregoni
që ta ndajmë tregimin me njerëz tjerë.
Era e informatikës arriti.
A me të arriti edhe forca jonë
që të bëjmë ndryshime.
Për të dhëna dhe përmbajtje të reja, vizitoni faqen www.informationactivism.org